Pronari i paemëruar i 13 makinave Ferrari, do t’i vë në shitje gjatë muajit që vjen ato në një ankand që mbahet në Shtetet e Bashkuara.
Koleksioni përfshin disa nga modelet e rralla, që janë prodhuar në 60 vitet e fundit nga kompania italiane, transmeton Telegrafi.
Ferrari 250 GT Berlineta e lansuar më 1965, që i përket koleksionit prej vetëm 160 njësive, pritet të shitet në shumën 8-10 milionë dollarë.
Më i liri është modeli 328 GTS që ka çmim fillestar prej 100 mijë dollarëve.
Nuk dihen arsyet pse pronari po i largon makinat e vozitura shumë pak, që kanë qëndruar në kushte të mira për të mos u dëmtuar. /Telegrafi/