Një milioner ka filmuar veten duke lëvizur me 417 kilometra, me veturën Bugatti që kushton tre milionë euro në një autostradë të Gjermanisë.
Bëhet fjalë për Radim Passer, 58-vjeç, që postoi videon që filmoi veten duke bërë “gara” në autostradën A2 mes Berlinit dhe Hanoverit, transmeton Telegrafi.
Sikur shumë tjera në Gjermani, edhe kjo autostradë nuk kishim kufizim të shpejtësisë, kështu shfrytëzoi rastin për t’i dhënë paksa.
Passer tha se “gara” me Bugatti që arrin shpejtësinë nga 0-200 kilometra në orë për 6.5 sekonda, ishte realizuar vitin e kaluar në një gjashtë kilometra autostradë me gjashtë korsi – që sipas tij dukshmëria ishte e mjaftueshme dhe nuk rrezikohej askush në trafik.
“Siguria ishte prioritet, kështu duke parë se nuk po rrezikoja askënd mendova të lëviz paksa shpejtë”, tha ai.
Por gjykuar nga pamjet ai tejkalonte veturat e tjera me shpejtësi të “dritës”, duke bërë që të duket sikur po “fluturonte”.
Me këtë veprim ai është kritikuar ashpër, si nga autoritetet kompetente ashtu edhe nga komentues të shumtë që panë videon. /Telegrafi/