Milioneri Fahim Saleh është gjetur i vdekur në apartamentin e tij në Nju Jork. Skenën rrëqethëse e ka parë motra e tij, e cila ishte brengosur që ai nuk i është lajmëruar, raporton New York Daily News.
Kur u fut në apartament pa se koka dhe pjesët e tjera të trupit ishin prerë me motosharrë, e cila kishte qenë ende e ndezur. Sipas informacioneve të para, të gjitha pjesët e trupit janë futur në qese të najlonit, transmeton Telegrafi.
Kamerat e sigurisë të vendosura në pjesë të ndryshme të ndërtesës kanë filmuar të dyshuarin me doreza, kapelë, maskë dhe valixhe duke u futur në ashensor me Salehin.
Salehi dhe i dyshuari kanë shkuar së bashku deri në apartamentin e tij, e kur dolën nga ashensori ka ndodhur sulmi. Ai është rrëzuar në tokë, por ende nuk dihet nëse sulmuesi e kishte qëlluar.
Për mënyrën se si është organizuar sulmi, policia konsideron së bëhet fjalë për një ekzekutim “profesional”.
https://www.youtube.com/watch?v=dDLitsEzEpA&feature=emb_title
“I dyshuari ka pasur me vete një valixhe, që do të thotë se bëhet fjalë për një vrasës profesionistë”, ka bërë të ditur një burim i paemëruar nga policia.
Policinë e kishte befasuar që në vendin e ngjarjes ka gjetur shumë pak gjak, për faktin se Saleh ishte copëtuar, për këtë arsye besohet se sulmuesi pjesët më të mëdha i ka larguar më herët.
Në anën tjetër hetuesit po tentojnë të konfirmojnë nëse motra e Salehit e kishte ndërprerë vrasin që t’i largoj të gjitha pjesët e trupit nga skena e krimit, apo nëse vrasësi ka përdorur tjetër dalje për t’u larguar nga ndërtesa.
“Koka, duart dhe këmbët janë prerë. Ende janë në vendin e krimit, por nuk po e dimë motivin”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë së Nju Jorkut, Carlos, Nieves.
Saleh ishte “web-developer” dhe tërë pasurinë e fituar e ka arritur pa ndihmën e askujt. Pika e tij e dobët ishin video-lojërat. Ishte i biri i emigrantëve nga Bangladeshi, e si adoleshent ka mësuar të kodoj dhe zhvilloj aplikacione. Kishte diplomuar në Universitetin Bentley në Waltam të Masaçusets. /Telegrafi/