Telegrafi

Milioneri dhe ylli i rrjeteve sociale, Gianluca Vacchi nuk i reziston trendit në TikTok me këngën e Don Xhonit

Për disa javë radhazi, reperi Don Xhon, ka arritur të shndërrohet në një nga yjet e rrjeteve sociale.

‘Freestyle’ i tij është pëlqyer nga shqiptarë e të huaj ndërsa është bërë trend gjithandej.

Së fundmi, milioneri italian dhe ylli i Instagramit, Gianluca Vacchi, ka publikuar një video në të cilën kërcen nën ritmet e këngës “Make a pose”.

Gianluca Vacchi (Foto: Instagram)

I njëjti ka pozuar pranë makinës së tij luksoze të tipit “Rolls Royce” dhe me ç’rast ka bërë sfidën, që tashmë ka kaluar mbi 700 mijë pëlqime.

Lexo po ashtu “Make a Pose” edhe në profilin e Don Xhonit në TikTok arrin shifra të larta klikimesh

Sido që të jetë, sfida me ‘Make a pose’ u publikua edhe në profilin e DonXhon në TikTok dhe vetëm për një kohë të shkurtër ka arritur të mbledh tre milionë shikime.

Pjesa e lansuar në YouTube ndërkohë deri më tani ka mbledhur mbi 16 milionë klikime. /Telegrafi/

@gianlucavacchi

RR 👼

♬ son original – melvinux officiel