Telegrafi

Milionat u avulluan, imazhi s’u ndreq

Para 6 vjetëve institucionet e Kosovës tentuan që përmes një reklame televizive 60 sekondash të krijojnë një imazhi të ri për Kosovën. Madje, përmes asaj reklame televizive, e cila u transmetua në 6 kanale të mëdha ndërkombëtare, të tillë si: CNN, BBC “World News”, “Euronews”, “CNN Turk”, “Bloomberg” dhe “Eurosport”, e cila kushtoi rreth 6 milionë euro, u mendua edhe të bëhet joshja e investitorëve të jashtëm.

Republika thuajse nuk fitoi asnjë investitor, por fitimtarë të vetëm nga kjo dolën konsorciumi “BBR Saatchi & Saatchi” dhe kompania “PR Solution”, me pronar Ekrem Tahirin, të cilët fituan tenderin në vlerë 5.7 milionë euro. /Telegrafi/