Pjesëmarrja e Linda Halimit në “American idol” riktheu atë fuqishëm në vëmendjen e medias dhe publikut shqiptar.
Me performancën e saj që mahniti edhe jurinë e këtij konkursi, Linda veç që bëri krenarë të gjithë shqiptarët ajo mori pëlqimin edhe të publikut amerikan, transmeton Telegrafi.
Zëri i saj i fuqishëm duket të ketë bërë për vete audiencën e “American Idol”, të cilët janë në numër jashtëzakonisht të madh.
Në faqen zyrtare të këtij kompeticioni, e cila ka afro 12-të milion ndjekës, këngëtarja shqiptare ka arritur që në vetëm pak ditë të arrijë më shumë se dy milionë shikime.
E lumtur për suksesin e performancës së saj është shprehur edhe vetë Linda përmes rrjeteve sociale, e cila mban publikun të informuar me çdo hap që ndodhë. /Telegrafi/