Telegrafi

“Miliona para” gjenden në tunelin e përdorur nga lideri i kërkuar i Hamasit

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) janë zotuar se do të kapin liderin e Hamasit, Yahya Sinwar “të gjallë ose të vdekur” pasi publikuan një video që pretendon se e tregon atë duke ikur përmes një tuneli të Gazës më 10 tetor.

IDF tani ka publikuar një video të dytë, me sa duket të një kompleksi nëntokësor ku Sinwar ishte fshehur me familjen e tij.

Pamjet kalojnë nëpër dhoma të shumta, duke përfshirë dy banja, një kuzhinë të pajisur mirë dhe një dhomë gjumi për të cilën IDF thotë se ishte vendi ku flinin rojet e Sinwarit.

Lexo po ashtu Izraeli publikon pamjet brenda një tuneli në Gaza - pretendon se shfaqin organizatorin e sulmeve të 7 tetorit

Ai gjithashtu tregon rreshta me shishe parfumi dhe një kasafortë që përmban “miliona sikla dhe dollarë në para të gatshme”, sipas IDF.

Kjo e fundit po shfrytëzon videot për të dëshmuar se udhëheqësi i Hamasit po bënë jetë luksoze.

Ndryshe, Izraeli ka nisur një ofensivë kundër militantëve palestinezë, të cilët kryen një sulm terrorist më 7 tetor në Tel Aviv. /Telegrafi/