Site icon Telegrafi

Miliona njerëz në Kaliforni do t’i nënshtrohen bllokimit të ri për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19

Pjesë të mëdha të Kalifornisë po përballen me një bllokim të ri dhe të rreptë, derisa rastet me COVID-19 po rriten në vend si dhe në të gjithë SHBA-në.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, më shumë se gjysma e 40 milionë njerëzve të këtij shteti do t’i nënshtrohen urdhrit për qëndrim në shtëpi, siç edhe u bë e ditur nga Guvernatori, Gavin Newsom të enjten.

Shumë biznese do të mbyllen dhe njerëzit e kanë të ndaluar të takojnë këdo jashtë familjes së tyre.

Rregullat e reja vijnë derisa kapaciteti po “ngushtohet” në kujdesin intensiv.

San Francisco do ta ketë bllokimin e vet lokal duke filluar disa orë më herët të dielën. Zonat e tjera pasojnë brenda disa ditësh.

Bllokimi i Kalifornisë në muajin mars, në të cilin u mbyllën të gjitha bizneset jo thelbësore, u pa si një model i hershëm për SHBA-në.

Masat vijnë derisa SHBA-ja përballet me rritje rekorde të rasteve nga coronavirusi.

Vetëm në pesë ditët e para të dhjetorit, vendi regjistroi 1 milion raste. /Telegrafi/

Exit mobile version