Site icon Telegrafi

Miliona euro për kontrata të jashtëligjshme

Shuma të mëdha të parave janë shpenzuar gjatë vitit 2014 për paga të personave, që janë angazhuar nëpër institucione të ndryshme me kontratat mbi shërbimet (kontrata mbi vepër), ku zakonisht janë punësuar persona të ndryshëm pa ndjekur procedurat e parapara ligjore për rekrutimin e shërbyesve civilë.

Sipas Ligjit të Shërbimit Civil kontratat mbi shërbimet e veçanta nuk duhet të tejkalojnë periudhën 6-mujore, por në disa raste Auditori i Përgjithshëm (ZAP) ka gjetur se institucionet e ndryshme kanë mbajtur në punë punëtorë me kontrata mbi vepër në një periudhë prej një viti, por edhe më gjatë, shkruan ‘Zëri’.

Në Agjencinë e Kosovës për Produkte Medicinale (AKPPM ) për 13 pozita të rregullta ishin angazhuar punonjës me kontrata mbi shërbimet e veçanta. Sipas Auditorit, kohëzgjatja e angazhimit të gjashtë prej tyre ishte më e gjatë sesa parashihet me legjislacionin në fuqi. /Zëri/

Exit mobile version