Aston Villa dhe Juventusi kanë luajtur baras (0-0) në kuadër të xhiros së pestë të Ligës së Kampionëve dhe mysafirët nga Torino mund ta kishin fituar ndeshjen nëse do të kishin pasur pak më shumë fat në minutën e 66-të.
Pas një goditje nga këndi, Francisco Conceicao goditi me kokë nga afër, por portieri i Aston Villas, Emiliano Martinez bëri një pritje të mrekullueshme.
Ishte një ndërhyrje e pabesueshme nga portieri argjentinas, i cili tregoi reflekse të jashtëzakonshme, por vetëm teknologjia e lëvizjes së ngadaltë dhe e golit zbuluan se sa me fat ishte ai.
Siç shihet ishin milimetrat që shpëtuan skuadrën vendase dhe e lanë Juventusin pa gol, duke qenë se topi nuk e kaloi gjithë vijën e portës.
World’s Number One. pic.twitter.com/wUyOWvzpBE
— Aston Villa (@AVFCOfficial) November 27, 2024
Deri në fund ndeshja mbeti 0-0 dhe të dyja skuadrat mund të jenë të kënaqur me pikën, sidomos mysafirët nga Torino, të cilët në fakt luajtën pa gjysmën e ekipit në Birmingham dhe bënë një lojë shumë të mirë.
Pas pesë xhirosh, klubi anglez renditet në pozitën e nëntë me 10 pikë, teksa italianët zënë vendin e 19-të me tetë pikë. /Telegrafi/
Emi Martínez doing Emi Martínez things 👑 pic.twitter.com/aGi0v3n5B2
— Aston Villa (@AVFCOfficial) November 28, 2024