Telegrafi

Milikut i kërkohet të gjejë klub të ri nga Federata Polake

(Foto: Instagram/arekmilik)

Arkadiusz Milikut i është bërë e qartë se duhet të kërkojë klub të ri, pasi nuk bën pjesë në planet e Napolit.

26-vjeçari nuk ka luajtur për klubin italian këtë sezon, ndërsa kontrata e tij skadon në verën e ardhshme.

Që në afatin e kaluar kalimtar polaku ishte pranë largimit, mirëpo nuk u arrit marrëveshja në çastet e fundit.

(Foto: Instagram/arekmilik)

Everton, Tottenham Hotspur, Inter e Fiorentina, janë disa nga klubet që kanë shprehur interesim për shërbimet e tij, ndërsa zëvendëspresidenti i Federatës Polake të Futbollit, Mark Kozminski, i ka thënë që të largohet nga San Paolo.

Lexo po ashtu Inter dhe Napoli planifikojnë shkëmbimin Milik – Vecino

“E di se ka pasur bisedime me shumë skuadra, në mesin e tyre edhe Interi dhe Fiorentina. Shpresojmë që qendërsulmuesi të gjejë ekip të ri”, ka thënë ai. /Telegrafi/