Site icon Telegrafi

Milik i vendosur të kalojë te Juventusi, Napoli ka refuzuar disa oferta

Sulmuesi i Napolit, Arkadiusz Milik, duket se i ka thënë se ‘po’ një kalimi te Juventusi.

Napoli duket se është mërzitur nga negociatat e sulmuesit me bardhezinjtë dhe po kërkon 40 milionë euro për nënshkrimin e tij.

Kontrata e Milik skadon në qershor të vitit 2021 dhe një shitje këtë verë mund të ishte shansi i fundit për të fituar para.

Sipas Calciomercato.com, polaku është i vendosur të bashkohet me “Zonjën e Vjetër”.

Napoli është në negociata me Tottenhamin dhe Atletico Madridin, pasi më shumë duan ta shesin atë jashtë vendit sesa te Juventusi.

Në anë tjetër Juve me Fabio Paraticim, i ka ofruar Napolit dy lojtarë, Federico Bernardeschin ose Luca Pellegrini, që të zgjedh mes tyre por qëllimi i tyre mbetet largimi jashtë Italisë.

Milik dëshiron të kalojë vetëm te Juventusi dhe mediat italiane shkruajnë se oferta mund të rritet duke ofruar dy lojtarë. /Telegrafi/

Exit mobile version