Telegrafi

“Milik u josh nga parat e Napolit, unë jo”

Kapiteni i Ajaxit, Davy Klaassen, ka thënë se Arkadiusz Milik u largua drejt Napolit për para.

Mesfushori 23 vjeçar ka qenë po ashtu i kërkuar nga klubi i Napolit, por ka hedhur poshtë ofertën e tyre.

Ai ka dhënë një deklaratë interesante kur është pyetur për largimin e Milik.

“Arsyeja ka qenë të paratë. Por nuk kam qenë i habitur pasi e kam pritur pas Euro 2016”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Transferimet

“Kur më erdhi mua oferta nga Napoli, isha i vendosur dhe as që nuk e dëgjova sa ofronin. Ju thash që ta kthejnë mbrapsht menjëherë pasi doja të qëndroja te Ajaxi”, ka thënë Klaassen. /Telegrafi/