Arkadiusz Milik është në Romë për t’iu nënshtruar një testi mjekësor të transferimit të tij nga Ajax në Napoli.
Sulmuesi polak u ulë në aeroportin Fiumicino të kryeqytetit italian të enjten pasdite përpara formalitetit të përfundimit të kalimit tëtij nga Eredivisie në Serie A.
Pasi testet mjekësore të jenë të plota, 22-vjeçari pritet të bashkohet me shokët e tij të ri të skuadrës në kampin e tyre të trajnimit para-sezonal në Dimaro.
Sipas Gazzetta dello Sport, klubi i Presidenti Aurelio De Laurentiis zyrtarisht do të shpallë transferimin premten.
Marrëveshja është thënë të jetë me vlerë 25 milionë plus bonuset, me Milik në linjë për të bërë debutimin e tij në një miqësore para-sezonale me Nice të hënën e ardhshme. /Telegrafi/