Feronikeli do të jetë nikoqire e Drenicës në javën e 23-të në elitën e futbollit kosovar.
Njëri nga futbollistët më të mirë të vendasve, Mark Milicaj ka folur para ndeshjes për derbin drenicas.
Anësori këmbëshpejtë ka theksuar se beson në fitoren e skuadrës së tij për të mbetur në garë për titullin e kampionit.
“Do të jetë një ndeshje tejet e fortë. Ne kemi nevojë për pikë që të vazhdojmë luftën për titull, ndërsa Drenica për mbijetesë”, deklaroi Milicaj.
Ai ka deklaruar se angazhimi në fushë do të jetë maksimal dhe beson se në fund pikët e plota do të mbesin në Drenas.
“Angazhimi nga ana jonë do të jetë maksimal dhe besoj se në fund do të shënojmë fitore”, deklaroi sulmuesi i Niklit. /Telegrafi/