Miliarderi i rrjetit social TikTok, Adam Abraham, ka qenë duke udhëtuar rrugëve të Londrës në kërkim të një qytetari që do të pranonte sfidën e tij.
Sfida ka qenë që kalimtari i rastit duhej të ishte në gjendje të këndonte menjëherë një këngë me fjalën të cilën Adam do t’ia jepte.
Dhe fati duket se ra në këngëtarin shqiptar, Ardit Çuni, i cili këto ditë është ndodhur në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka qëlluar aty pranë miliarderit të TikTuk-ut, kur ky i fundit e ndaloi në rrugë.
Ai tha se do të jepte një shpërblim të madh prej 220 mijë funtesh (248 mijë euro) në rast se ai do të ishte në gjendje të interpretonte një këngë që ka fjalën “lose (humb)” brenda.
Dhe këngëtarit nga Shqipëria menjëherë i ra në mendje kënga “Who You Are” e artistes britanike Jessie J, të cilën filloi ta këndonte live në rrugë.
Në atë moment, Adam Abraham mbeti i shtangur duke thënë thjeshtë: “Oh, ai e bëri këtë, unë humba 220 mijë funte (248 mijë euro)”.
@loveluxury.co.uk Will you accept the challenge if someone asks you to sing in the street from now on? ?? #patekphilippe #challangetiktok #challanges #winawatch #streetfashion #singer #singingchallange #awkard #watchlover #watches #fyp #londonlife ♬ Uplifting & Inspiring Pop (Medium) – TimTaj
Pasi e fitoi sfidën, Ardit Çuni u shoqërua për në një argjendari, ku do të pranonte një orë dore në vlerën e asaj shume.
Videoja në fjalë është shpërndarë me të madhe në rrjetin social TikTok. /Telegrafi/