Site icon Telegrafi

Miliarderi nga Hong Kongu i dhuron qytetit kinez Wuhan afro 18 milionë dollarë, me këto mjete synohet luftimi i coronavirusit

Personi më i pasur në Hong Kong ka dhuruar afro 18 milionë dollarë ndihmë për qytetin kinez Wuhan, me qëllim që të lufton coronavirusi.

Fondacioni i biznesmenin 91-vjeç Li Ka Shing, i ka dhuruar qytetit kinez Wuhan, 17.87 milionë dollarë, kurse këto para do të shpërndahen përmes kryqit të kuq të Kinës, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Autoritetet kineze shkarkojnë zyrtarët shëndetësor në provincën Hubei, nuk menaxhuan si duhet me krizën shëndetësore

Përveç kësaj, fondacioni ka siguruar edhe mjete për blerjen e pajisjeve medicinale për punonjësit shëndetësor të Hong Kongut dhe Wuhanit. Pasuria e Li Ka Shingut vlerësohet të jetë rreth 28.3 miliardë dollarë.

Coronavirusi gjatë fundit të vitit të kaluar u shfaq dhe përhap shpejtë në qytetin kinez Wuhan, kurse raste me të infektuar janë konfirmuar në më shumë se 20 vende të ndryshme të botës.

Lexo po ashtu ​Trump parashikon fundin e coronavirusit

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur gjendje rreziku në nivel global, derisa një numër i aviokompanive kanë anuluar fluturimet në drejtim të Kinës. /Telegrafi/

 

Exit mobile version