Vlera e një Bitcoini mund të arrijë deri në 40 mijë dollarë kur të fillojë të pranohet në masë. Kështu tha shefi ekzekutiv i “Avenue Capital Group” dhe bashkëpronari i ekipit basketbollistik “Milwaukee Bucks”, Marc Lasry.
“Ndërsa përqafohet nga masat dhe tregjet, Bitcoin do të jetë më shumë sesa thjesht një bast”, u shpreh Lasry.
Ai thotë se në tre deri pesë vite vlera e Bitcoinit do të dhjetëfishohet, përcjell Telegrafi.
Në dhjetor të vitit të kaluar ai shprehu pendim që nuk kishte blerë Bitcoin kur vlera e monedhës ishte 300 dollarë.
Ditën e mërkure, sipas CoinMarketCap, çmimi i një Bitcoini tejkaloj vlerën mbi 7,400 euro, pasi që është hera e parë që u rrit në këtë nivel brenda një muaji.
Bitcoin nuk ka arritur të mbajë ritmin e fundvitit të kaluar duke humbur gjysmën e vlerës në gjashtë muaj. /Telegrafi/