Miliarderi Ken Griffin nuk ka hezituar t’i shpenzojë 238 milionë dollarë për një penthouse në Manhattan, duke u bërë kështu pronari i apartamentit më të shtrenjtë në botë.
Rekordin e mëparshëm e mbante kolegu i tij, që gjithashtu është menaxher i fondit Hedge, Berry Rosenstein, i cili për një apartament në Hampton kishte paguar 137 milionë dollarë, transmeton Telegrafi.
Në New York rekordin për apartamentit më të shtrenjtë e mbante themeluesi i kompanisë Dell, Michael Dell, i cili për një pronë kishte shpenzuar 100 milionë dollarë.
Siç raporton “The Guardian”, apartamenti është 34 herë më i madh sesa apartamentet mesatare në Manhattan, dhe ka një sipërfaqe prej 2,200 metra katrorë.
Kjo blerje nga ana e tij është kryer disa ditë pasi në Londër ka blerë apartament luksoz në afërsi të pallatit Buckingham, që kapë vlerën e 122 milionë dollarëve. /Telegrafi/