Site icon Telegrafi

Miliarderi iranian me fjalë të mira për Morena Tarakun edhe pas ndarjes

Foto: Sasha Sobhani/Instagram

Këngëtarja dhe modelja e njohur Morena Taraku këto javë ka qenë pa diskutim një ndër personazhet më të përfolura në media.

Ajo u përfol për një lidhje me miliarderin iranian Sasha Sobhani, gjersa vetëm pak ditë më pas për arsye të panjohura, ata u ndanë.

Morena Taraku dhe Sasha Sobhani

Taraku e akuzoi ish-të dashurin e saj përmes rrjeteve sociale se është homoseksual, gjersa ky i fundit duket se nuk është irrituar me diçka të tillë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Kjo pasi, në një komunikim “pyetje-përgjigje” me fansat në rrjetin social Instagram, ai është pyetur nga një fans se çfarë mendon për Morenën.

Përgjigja e tij ka qenë e shkurtër duk thënë thjeshtë “vajzë e mirë”.

Foto: Sasha Sobhani/InstaStory

Me këtë frazë ai ka lënë të kuptohet se pavarësisht çfarë ka ndodhur, ai ruan një respekt të mirë për modelen kosovare.

Madje javë më parë, Sasha tha se ka krijuar një lidhje të mirë me shqiptarët, kjo pasi shumë prej tyre i kanë shkruar në Instagram, duke i bërë kërkesë që të vijë në Kosovë. /Telegrafi/

Sasha Sobhani (Foto: Sasha Sobhani/Instagram)
Exit mobile version