Site icon Telegrafi

Miliarderi Buffett thotë se Bitcoin është ‘helm miu’

Miliarderi Warren Buffett, tha se ata që blejnë Bitcoin e bëjnë me shpresën se do të gjejnë njerëz të tjerë të cilët janë të gatshëm të paguajnë më shumë për të.

Para takimit vjetor të Berkshire të shtunën, Buffett tha se Bitcoin është “helm miu”.

Duke e krahasuar kërkesën për Bitcoin me maninë e tulipanëve të shekullit të XVII-të në Holandë, ai tha se misticizmi që fshihet pas monedhës ka çuar në rritjen e çmimit të saj, përcjell Telegrafi.

Zëvendëspresidenti i Berkshire dhe partneri i vjetër i Buffett, Charlie Munger ishte edhe më i hapur dhe Bitcoinin e quan ar artificial e të pavlerë.

Ditë më parë Buffet bleu edhe 75 milionë aksione të tjera të Apple duke çuar në 5 për qind numrin e aksioneve të zotëron pranë gjigantit të iPhone.

Lidhur me Bitcoin ai tha se “Nëse nuk e njihni mirë diçka, emocionoheni më tepër. Njerëzit që spekulojnë u pëlqen kumari”. /Telegrafi/

Exit mobile version