Sipërmarrësi miliarder Matthew Moulding, 48-vjeç, ka bërë një nga pagesat më të mëdha në historinë britanike, pasi çmimet e aksioneve të kompanisë së tij “The Hut Group” u rritën.
Moulding i ka paguar plotë 933 milionë euro, por ai është përkujdesur edhe për punonjësit e tij, transmeton Telegrafi.
Në shenjë falënderimi, gjatë vitit të kaluar ai ua ka ndarë rreth 23 milionë euro, e disa prej tyre me ato para janë bërë multimilioner dhe thjesht kanë vendosur të pensionohen.
“Secili prej tyre ka marrë as më pak e as më shumë sesa qindra mijëra euro”, ka thënë Moulding.
Ai pranon se po merret me punë të ndryshme në internet, kështu së bashku me John Galemoro filloi edhe shitjen e CD-ve nga vitit 2004 dhe gjatë 16 viteve të fundit ka krijuar një pasuri të madhe.
Kompania e tij posedon rreth 100 ueb-faqe që merren me shitjen e prodhimeve të ndryshme, nga ato kozmetike e deri te suplementet e vitaminave të ndryshme.
Edhe pse Hat Group nuk figuronte në listën e kompanive më të mëdha në botë, aksionet e tij u rritën në mënyrë të befasishme.
Moulding është baba i katër fëmijëve i cili jeton në Lancastershire, i cili është shumë i dhënë pas punës dhe pothuajse të gjitha punët i kryen përmes telefonit. Gjatë tërë ditës punë të lodhshme, ai thotë se i pi mbi 20 filxhanë kafe.
Pavarësisht orarit të ngjeshur, ai gjen kohë t’i kushtojë rëndësi edhe shëndetit pasi vazhdimisht ushtron në palestër – por pëlqen edhe udhëtimet luksoze me familjen.
E pagën vjetore prej një milion eurove e jep për bamirësi, kurse 13 milionë tjera për ndihmë në luftën kundër coronavirusit. E kur është fjala për punonjësit për të cilët ai kujdeset mirë, secili prej menaxherëve deri te shoferët që e dërgojnë në aeroport, marrin shuma të majme të parave.
Asistentja e tij personale, falë parave që ai ia dhuroi ka vendosur të pensionohet dhe atë në moshën 36-vjeçare. /Telegrafi/