Telegrafi

Miliarderi i akuzuar për pedofili nënshkroi një testament për pasurinë, dy ditë para vdekjes së tij

Jeffrey Epstein nënshkroi një testament dy ditë para vdekjes së tij, sipas New York Post, medium i cili thuhet se disponon dokumentin.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, testamenti ishte nënshkruar më 8 gusht – dy ditë para se Epstein u gjet i vdekur nga vetëvrasja në një burg federal në New York, sipas The Post.

Siç bëhet e ditur, bëhet fjalë për një pasuri prej rreth 577 milionë dollarë.

Lexo po ashtu Miliarderi i njohur amerikan, i akuzuar për pedofili bën vetëvrasje në burg

Ndër asetet, testamenti rendit më shumë se 56 milionë dollarë para dhe 14 milionë dollarë të tjerë në investime me të ardhura fikse.

Shkaku i vdekjes së Epsteinit ishte vetëvrasja duke u varur, tha të Premten Zyra e Shefit të Mjekësisë në New York City.

Financieri multimilioner ishte burgosur që nga fillimi i korrikut, kur ai u deklarua i pafajshëm për akuzat nga prokurorët federale të Nju Jorkut, pasi një aktakuzë e akuzoi atë për drejtimin e një rrjeti të trafikut seksual të vajzave të mitura. /Telegrafi/