Site icon Telegrafi

Miliarderët që kanë dhuruar pasurinë e tyre

Forumi ekonomik botëror ka zhvilluar një klasifikim të miliarderëve që kanë dhuruar më shumë para për qëllime bamirësie. Në vend të parë qëndron Bill gates, themeluesi i Microsoft.

Me një pasuri Neto prej 84.2 miliardë dollarësh, ai ka dhuruar plot 27 miliardë dollarë, nëpërmjet fondacionit që mban emrin e tij, dhe që është fondacioni më i madh privat në Botë. Filantropia e tij ka për qëllim uljen e varfërisë ekstreme dhe edukimin në vendet në zhvillim. Për Bill Gates, indeksi i bujarisë fiksohet në 32%. Vendi i dytë mbahet nga orakulli i Omahas, Warren Buffet. Me një pasuri prej 61 miliardë dollarësh, ai ka dhuruar rreth 21.5 miliardë dollarë për bamirësi.

Warren Buffet së bashku me Bill gates i kanë dhënë jetë në vitin 2010 një iniciative që ka për qëllim të bindë miliarderët amerikanë të dhurojnë një pjesë të pasurisë së tyre në aktivitete bamirësie. Indeksi i Bujarisë për Warren Buffet fiksohet në 35%.

Në vend të tretë qendron George Soros, i cili ka dhuruar plot 8 miliardë euro për qëllime bamirësie. Sot, pasuria e tij vlerësihet në 25.4 miliardë dollarë. Njeriu që shkatërroi Bankën e Anglisë, angazhohet në një sërë aktivitetesh filantropie, kryesisht në drejtim të edukimit dhe shëndetësisë.

Në vend të katërt qendron Azim Premji, presidenti i kolosit informatik indian Wipro, i cili ka dhuruar rreth 8 miliardë dollarë për bamirësi. Vendi i pestë ndërkohë shkon për Charles Francies Feeny. Me një indeks bujarie në 420 mijë, ai meriton padiskutim vendin e parë për nga bujaria. Sipërmarrësi amerikan sot gëzon një pasuri prej 1.5 milionë dollarësh, pasi ka dhuruar rreth 6.3 miliardë dollarë për fondacionin e tij të filantropisë. Charles Feeny është themelues i rrjetit të dyqaneve Duty Free. /Telegrafi/

Exit mobile version