Në moshën 23 vjeçare, Miley Cyrus është mentorja më e re e ‘The Voice’.
Këngëtarja amerikane, e njohur për performancat e saja kundërthënëse, ka zënë vend në panelin e jurisë së spektaklit të famshëm për talentë.
Ajo do të shfaqet krahas Alicia Keys, pasi këto dy këngëtare kanë zënë vendin e Pharrell Williams dhe Gwen Stefani që po largohen nga spektakli.
Në ndërkohë, anëtari tjetër i jurisë, Adam Levine, ka thënë se Miley është “shpirti i ri që i ka munguar këtij shou”.
Blake Shelton është pjesëtari i katërt në panelin e ‘The Voice’. /Telegrafi/