Miley Cyrus ka bërë një lutje emocionale për Donald Trump që t’i trajtojë njerëzit me dashuri dhe t’i respektojë gjatë kohës sa është president i SHBA-ve.
Këngëtarja dhe aktorja, e cila i ka mbështetur Bernie Sanders dhe Hillary Clinton, ka shpërthyer në lot pas fitores së miliarderit në zgjedhjet presidenciale.
“Më dhemb ta them, por unë nuk kënaqem me ju si president të Shteteve të Bashkuara dhe kjo është në rregull… sepse mendoj se tash duhet të shpresoj”.
“Të lutem, të lutem vetëm trajtoji njerëzit me dashuri dhe trajtoji njerëzit me pasion dhe trajtoji njerëzit me respekt, dhe unë do ta bëj të njëjtën gjë me ty”, ka thënë ajo në videon e publikuar në Twitter. /Telegrafi/