Në festivalin “Sunny Hill” të organizuar nga babai i Dua Lipës, Dukagjini, i cili mbahet me 2, 3 dhe 4 gusht, pritet të vijë edhe ylli botëror, Miley Cyrus.
Kjo u bë e ditur nga këngëtarja Dua Lipa, përmes një postimi të publikuar në llogarinë e saj personale, Instagram.
“Më në fund ju prezantoj me artistin e tretë të Sunny Hill Festival. E kam gjetur një shoqe të dashur timen e cila ka një mesazh për Sunny Hill. Kosovë a jeni gati për Miley Cyrus”, ka shkruar ndër të tjera 23-vjeçarja.
Përveç Mileyt, pjesëmarrjen në këtë festival e ka konfirmuar edhe DJ skocez, Calvin Harris, reperi G4shi, Njomza Vitia e shumë të tjerë.
Theksojmë që për dallim nga viti i kaluar, Dua do të jetë vetëm si spektatore dhe se këtë vit nuk do të këndojë ndonjë këngë në “Sunny Hill”. /Telegrafi/