Site icon Telegrafi

Miley Cyrus pothuajse nuk njihet me vetullat e zbardhura në “Oscars 2025”

Miley Cyrus tërhoqi vëmendjen të dielën mbrëma teksa parakaloi në tapetin e kuq të ceremonisë së 97-të të Academy Awards në Los Angeles.

Këngëtarja 32-vjeçare shkëlqeu me një fustan të personalizuar nga Alexander McQueen, me detaje vezulluese, një trup të ngushtë pa mëngë dhe një jakë të lartë, si dhe një fund të gjatë e të tejdukshëm.

Ajo e kompletoi pamjen me një palë doreza të zbukuruara me dantella, duke i dhënë veshjes një prekje unike, shkruan DailyMail.

Miley e çoi edhe më tej këtë paraqitje duke ndjekur një trend të njohur të bukurisë – vetulla të zbardhura.

Ajo e kombinoi këtë pamje të guximshme me një stil të frymëzuar nga Hollywood-i klasik, duke i ndarë flokët anash dhe lënë kaçurrelat voluminoze të bien në shpinë dhe njërën anë të kraharorit.

Në këtë veshje elegante, ylli i njohur ekspozoi edhe tatuazhet e saj të vogla në krahë.

Ish-ylli i Hannah Montana aksesorizoi dukjen me vathë të gjatë vezullues dhe një byzylyk të vetëm, duke shtuar një prekje luksoze në paraqitjen e saj.

Miley ishte e shoqëruar nga i dashuri i saj, bateristi 26-vjeçar Maxx Morando, i cili ishte veshur në të zezë për t’u kombinuar me të.

Së fundmi, çifti është parë shpesh bashkë në daljet publike, duke përfshirë edhe pjesëmarrjen e tyre në spektaklin përvjetor SNL50 në New York, në shkurt.

Gjatë këtij eventi, Miley i bëri homazh këngëtares së ndjerë irlandeze Sinéad O’Connor, e cila u nda nga jeta në vitin 2023, duke interpretuar hitin e saj të vitit 1990 Nothing Compares 2 U së bashku me Brittany Howard dhe The Roots.

Dyshja ishin gjithashtu bashkë në ceremoninë e Grammy Awards 2025 më herët këtë vit.

Miley dhe Maxx, të cilët janë në lidhje që nga fundi i vitit 2021, kanë qenë relativisht privatë për marrëdhënien e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version