Miley Cyrus është duke e sjellë albumin e saj të shtatë, mirëpo se çka është duke përgatitur mund të jetë një befasi e madhe për fansat.
Këngëtarja amerikane e ka publikuar një fotografi të sajën nga studioja, në të cilën ka pozuar së bashku me Dua Lipën dhe Watt.
Ajo i ka ngacmuar akoma më shumë fansat e saj me përshkrimin: “Dua e ka dëgjuar atë që ju nuk e keni dëgjuar…”.
Admiruesit e muzikës së saj menjëherë kanë nisur të spekulojnë se është fjalë për ndonjë bashkëpunim me këngëtaren e famshme shqiptare.
Nga ana tjetër, edhe Dua ka publikuar fotografi të tyre të përbashkëta me përshkrimin “bromance” (që i referohet raporteve të afërta me dikë).
Watt ka bashkëpunuar me të dyja këngëtaret, që nga bashkërealizimi i hitit të “Break My Heart” të Lipës dhe performancën e përbashkët me Cyrus të këngës së “Pink Floyd”, “Wish You Were Here”.
Kujtojmë që në verën e vitit 2019, Miley kishte performuar në Prishtinë në Festivalin Sunny Hill duke e rritur kështu shoqërinë me Duan. /Telegrafi/