Site icon Telegrafi

Miley Cyrus kthehet në studio për këngë të reja, ndihet e frymëzuar pas ndarjes nga Kaitlynn Carter

Këngëtarja e famshme amerikane, Miley Cyrus, është duke i transmetuar emocionet e saj në muzikë.

Gati dy javë pasi i dha fund marrëdhënies së saj me Kaitlynn Carter, Cyrus, 26 vjeçe, zbuloi përmes disa postimeve në Instagram dhe Twitter se ajo ishte kthyer në studio për të krijuar muzikë të re – dhe po ndihej veçanërisht kreative dhe e motivuar.

Krahas fotografisë së vetes brenda studios, këngëtarja e “Slide Away” ka shkruar, “U ktheva në studio. Jam frymëzuar kaq shumë tani”.

Miley Cyrus kthehet në studio për projekte të reja (Foto: Instagram)

Nën selfie, Miley gjithashtu ka shkruar me mirënjohje, “Faleminderit, hëna e re”.

Në një postim të dytë në Instagramin e saj, ylli ndau një selfie pasqyre, ku tregoi bluzën e bardhë me një palë xhinse, derisa shfaqej tejet atraktive nga studio.

Miley Cyrus duket atraktive nga studio muzikore (Foto: Instagram)

Kthimi i këngëtares në studio vjen tre ditë pasi ajo tha se po vazhdonte të “dashuronte pa kushte”, pas ndarjes nga Carter, 31 vjeçe, në imazhin e ndarë me dy qentë e saj, nga të cilët siç tha ajo merr dashuri të sinqertë.

Lexo po ashtu Miley Cyrus flet për 'dashurinë pa kushte' pas ndarjes nga Kaitlynn dhe Liam

Të dy vajzat kishin kaluar kohë të mirë, meqë njoftuan ndarjet e tyre nga burrat përkatës, dhe një burim i tha më parë revistës People që ato jetonin së bashku në Los Angeles.

Përveç blogeres Carter, këngëtarja amerikane u nda edhe nga aktori Liam Hemsworth pas shtatë muaj martese. /Telegrafi/

Miley Cyrus (Foto: Ethan Miller/Getty Images)
Exit mobile version