Miley Cyrus veshi një fustan të shkurtë shumë seksi, teksa falenderoi fansat e saj për çmimin e saj të parë BRIT të shtunën mbrëma.
Edhe pse ajo nuk ishte në gjendje të pranonte personalisht gongun e saj, ajo u shfaq në një video-mesazh duke shprehur mirënjohjen e saj për nderin.
Duke mahnitur në një minifustan me shkëlqim që i shfaqte dekoltenë dhe i nxirrte në pah këmbët e saj marramendëse, ajo shfaqi magnetizmin e saj të paimitueshëm në kamera, shkruan DailyMail.
“Doja të them shumë faleminderit që votuat “Flowers” si “Kënga Ndërkombëtare e Vitit”, tha krijuesja i hitit “Can’t Be Tamed”.
“Dhe një falenderim i veçantë që më dhatë mundësinë për të veshur këtë fustan diku” tha ajo, duke zbuluar se veshja ishte pa kurriz.
Pjesa e pasme e fustanit ishte prerë, aq larg sa të ekspozonte grupin e bujshëm të tatuazheve të shpinës së Mileyt.
“Është e pabesueshme të fitosh, por çmimi i vërtetë është që kjo këngë të pëlqehet në të gjithë botën”, tha këngëtarja, përpara se të merrte përfundimin e çuditshëm: “E di që kjo video është pak e shkurt, por thjesht doja që të përputhej me veshjen time. Faleminderit!” /Telegrafi/