Telegrafi

Miley Cyrus e thumbon ish-bashkëshortin e saj, Liam Hemsworth në Instagram: Mendova se të gjithë djemtë ishin të këqij

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth

Miley Cyrus është ndarë që një kohë nga ish-bashkëshorti i saj, Liam Hemsworth, por duket se ish-çifti vazhdojnë të ngacmojnë akoma njëri-tjetrin.

Të dielën në mbrëmje, ylli i “Wrecking Ball” në një live në Instagram, ka folur për të gjithë të dashurit që ka hasur gjatë kësaj periudhe, e në veçanti për ish-bashkëshortin e saj, aktorin Liam Hemsworth.

Në deklaratën e saj, Miley ka thënë se, “Ka njerëz të mirë. Unë kam takuar vetëm një dhe ai është bashkë me mua në këtë live”, teksa shfaqet pranë të dashurit të saj të ri, Cody Simpson.

“Ju nuk keni pse të jeni homoseksual – thjesht duhet t’i gjeni. Ju keni për të gjetur”, ka thënë më tej ish-ylli i Hannah Montana, ndërsa Simpson qeshi me të.

Për më tepër, Cyrus fillimisht besonte se seksualiteti i saj ishte ndikuar nga perspektiva ndaj burrave. “Unë gjithmonë mendoja se duhej të isha homoseksuale sepse mendoja se të gjithë djemtë ishin të këqij, por nuk është e vërtetë”, shton ajo.

Megjithatë, jo vetëm Cyrus po shijon lidhjen e re, ngase Hemsworth po ecën më ngadalë me të dashurën e re Maddison Brown. Çifti ishte parë së fundmi duke shijuar një drekë intime dhe duke mbajtur duart në metro në qytetin e New York-ut. Të dy gjithashtu u panë duke u puthur në qytet ditën tjetër.

Edhe pse çifti ka qenë i hapur në publik, një burim i afërt me Hemsworth i tha People që “Liam po e merr hapa ngadalë, por ai patjetër që është i interesuar për të”.

Një tjetër burim anonim ka thënë për People që të dy u takuan përmes miqve të ndërsjellë.

Lexo po ashtu Liam Hemsworth shijon romancën e re me Maddison Brown

“Ata e kanë njohur vetëm njëri-tjetrin për disa javë, por po shkojnë mirë”, ka thënë burimi. “Të dy janë nga i njëjti vend, dashuria e tyre për plazhin dhe fakti që ata të dy janë aktorë i ka lidhur më shumë”. /Telegrafi/