Derisa Maqedonia ballafaqohet me pasojat e motit të ligë të fundjavës, Milenko Nedelkovski në profilin e tij në Facebook përhap teori konspiracioni kinse ky qenka edhe një komplot i të huajve kundër Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ai në shkrimin e tij sërish ofendon shqiptarët, të huajit por edhe opozitën maqedonase, duke përdorur fjalorin e tij të njohur prej rrugaçi plot me sharje dhe kërcënime.
“Mirë, mirë, e morëm porosinë! Nuk ia dolët të na destabilizoni me anë të fisit dhe të na futni në luftë ndëretnike dhe ndërfetare. Nuk arritët me ndihmë të LSDM dhe Soros të na futni në luftë vëllavrasëse.
Dhe tani na e lëshuar HAARP-in që tu tregoni politikanëve tanë se jeni të gatshëm për çdo lloj mizorie, vetëm që ti thyeni ata e të na shkatërroni neve.
Eh, kam një sekret për tua zbuluar: Të qëndrueshëm jemi ne. Po ne ende jemi duke bërë nxehje. Akoma koburen nuk e kemi nxjerrë”, ka shkruar Nedelkovski.
Përndryshe ky status në Facebook është pritur me përqeshje dhe përbuzje nga opinioni./Telegrafi/