Telegrafi

Milenko ‘kërkon’ që OBRM-PDUKM të pranojë kërkesat e partive shqiptare

Gazetari maqedonas, Milenko Nedellkovski i propozon OBRM-PDUKM-së ta pranojë Deklaratën e BDI, Besa dhe ApSH, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Irritohet Milenko: Kobure për shqiptarët (Foto)

Ja se çfarë shkruan Milenko në Facebook:

”OBRM dhe Gruevski duhet ta futin në kurth planin e shqiptarëve, LSD dhe ndërkombëtarëve.

Si?

Pra kështu, do ta pranojnë Platformë në tërësi. Do të formojnë Qeveri me BDI-në dhe do të fillojnë me zbatimin. Dhe kur do të bllokohen diku gjatë rrugëtimit, përsëri zgjedhje.

Morali: Nëse OBRM e pranon Platformë, kurse partitë shqiptare refuzojnë të bëjnë Qeveri me Gruevskin, atëherë ishte e qartë se nuk është çështja te platforma, por te çrregullimet e pista’, shkruan Milenko në Facebook. /Telegrafi/