Site icon Telegrafi

Dëgjohen “bombat” në seancën për “Trajektoren”, Janakieski dhe Gruevski bisedojnë edhe për Xingon

Në një nga 300 përgjimet telefonike të publikuara për rastin “Trajektorja”, ish-ministri për Transport dhe Lidhje, Mile Janakieski dëgjohet duke biseduar me ish-sekretaren e kryeministrit Nikolla Gruevski.

“Ata të cilët janë refuzuar nuk i pranojmë. Pse t’i pranojmë në këtë fazë” i thotë Janakiseki sekretares së Gruevskit. Ajo i sqaron se bëhet fjalë për firmën kineze e cila kishte kërkuar takim me kryeministrin. Pas publikimit të “bombave” do të lexohen materiale tjera.

Në një bisedë tjetër, ish-kryeministri Nikolla Gruevski bisedon me Janakieskin ku i thotë: “Mile, jam me Xingon. Ta kyçim në rrugën e kinezëve kur të vij koha”, të cilën Janakiseski e konfirmon.

Në seancën e sotme për lëndën “Trajektorja” u dëgjuan 14 “bomba” me kërkesë të Prokurorisë Speciale, të cilat u kundërshtuan nga mbrojtje.

Mbrojtja kërkon që të tërhiqen bisedat e përgjuara, ndërsa gjatë lëshimit të tyre të përjashtohet opinioni.

Përndryshe, gjykimi për lëndën “Trajektorja” ka rifilluar sot pas një pauze dymujore, ndërsa si dëshmi pritet të dëgjohen deri 315 “bomba”./Telegrafi/

Exit mobile version