Telegrafi

Mile Svilar thyen rekordin e Casillas, bëhet portieri më i ri që do të luajë në një ndeshje të LK-së (Foto)

Manchester Unitedi do të jetë mysafirë i Benficas në ndeshjet e treta të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Kjo ndeshje do të shënohet në histori të garës më të madhe për klube.

E gjitha kjo pasi nga minuta e parë në portën e vendasve do të jetë Mile Silvar.

Belgu me këtë rast bëhet portieri më i ri që do të luajë në një ndeshje të Ligës së Kampionëve, duke thyer kështu rekordin e Iker Casillas.

Silvar mbi super ka 18 vite, një muaj e 21 ditë.

Casillias kishte debutuar në LK ndaj Olympaicosit si 18 vjeçar me tre muaj e 26 ditë.

Vlen të theksohet se pjesë e Benficas është edhe portieri legjendar, Julio Cesar. /Telegrafi/