Milani është mysafir i Portos në Estadio do Dragao për ndeshjen e raundit të tretë të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.
Skuadra portugezi ka regjistruar një barazim dhe një humbje në dy xhirot e para, derisa Rossonerët kanë pësuar dy humbje, prandaj do të tentojnë maksimumin në këtë sfidë.
Trajnerët Sergio Conceicao dhe Stefano Pioli i kanë zgjedhur formacionet me të cilat do ta nisin takimin.
Formacioni startues i Portos: Diogo Costa; Joao Mario, Pepe, Mbemba, Wendell; Uribe, Sergio Oliveira, Otavio, Evanilson; Luis Diaz, Taremi.
Formacioni startues i Milanit: Tatarusanu; Calabria, Tomori, Kjaer, Ballo-Toure; Bennacer, Tonali; Saelemaekers, Krunic, Leao; Giroud.
/Telegrafi/