Telegrafi

Milanit i nevojiten të holla, do ta shesë Donnarumman

Gianluigi Donnarumma (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Milani thuhet se ka vendosur të shesë Gianluigi Donnarumman, pavarësisht se portieri nuk kërkon të largohet.

Sipas gazetarit të Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio, Milani ka zgjedhur të fitojë në momentin kur Donnarumma ka edhe dy vjet në kontratën e tij dhe nuk do të nënshkruajë një tjetër.

Për më tepër, Rossonerët kanë nevojë për të balancuar librat financiar për të përmbushur obligimet e Fair Play Financiar.

Lexo po ashtu Milani përgatit revolucionin - nëntë lojtarë pritet të largohen, Donnarumma në pikëpyetje  

Di Marzio shpjegon se negociatat tashmë janë duke u zhvilluar me Paris Saint-Germain, drejtori sportiv i të cilëve është Leonardo, ish-drejtues i Milanit.

Donnarumma pritet të jetë i larguari i madh i Milanit (Foto: Getty Images/Guluver)

Lenoardo thuhet se i ka thënë klubit të tij të vjetër se ai shpreson të bëjë portierin 20-vjeçar nënshkrimin e tij të parë.

Milani e vlerëson portierin italian 50 milionë euro dhe PSG tashmë ka ofruar 20 milionë euro plus shërbimet e Alphonse Areola.

Lexo po ashtu Donnarumma pritet të kalojë te PSG, Milani merr Areolan plus 20 milionë euro

Gjigantët francezë e konsiderojnë portierin e tyre në vlerën e 30 milionë eurove – që duket se është e tepruar në sytë e klubit nga San Siro.

Në anën tjetër, Donnarumma thuhet se nuk e ka kërkuar transferimin, por është i hapur për t’u bashkuar me kampionët e Ligue 1. /Telegrafi/