Telegrafi

Milanit i arrin përforcimi më i ri, gati për teste mjekësore – pritet vetëm zyrtarizimi

Filippo Terracciano ka mbërritur në klinikën La Madonnina në Milano për t’iu nënshtruar testeve mjekësore me kuqezinjtë.

Mbrojtësi 20-vjeçar është në prag të kompletimit të një transferimi të përhershëm prej 5 milionë eurosh nga Hellas Verona.

Gialloblu mban një klauzolë 10 për qind për çdo shitje të ardhshme.

Terracciano nuk u përfshi në humbjen 2-1 të së shtunës kundër Interit në Stadio Meazza, duke ditur se do të jetë në prag të marrëveshjes.

Mbrojtësi italian mbërriti në klinikën La Madonnina në Milano të hënën në mëngjes për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore me kuqezinjtë.

Në orët në vijim ai pritet të prezantohet zyrtarisht nga Milani. /Telegrafi/