Site icon Telegrafi

Milanin e do mesfushorin e Marseilles

Milani është duke tentuar që në afatin kalimtar të janarit të përforcojë mesfushën.

Sipas asaj që raporton Calciomercato, Rossonerët janë të interesuar në mesfushorin e Marseilles, Boubacar Kamara.

Lojtari 21-vjeçar është jashtë kontrate te klubi francez në fund të këtij edicioni, por ai nuk do të largohet si i lirë.

Presidenti i Marseilles, Pablo Longoria ka thënë më herët në këtë vit se ata preferojnë ta shesin në janar se sa ta lëshojnë pa asnjë cent.

Kështu, Milani do ta ketë mundësinë  që të transferojë Kamaran për një shumë rreth pesë milionë euro.

Lojtari shihet si zëvendësues i Franck Kessie, që po ashtu mbetet jashtë kontrate në fund të këtij sezoni. /Telegrafi/

Exit mobile version