Telegrafi

Milanin dhe Suson e ndajnë vetëm një milion euro për kontratën e re

Suso (Foto by Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

Kuqezinjtë dëshirojnë t’i blindojnë yjet e ekipit me vazhdimin e kontratave dhe ndryshimin e klauzolave të largimit.

Milan thuhet se është një milion euro larg përmbushjes së kërkesave të kontratës së Susos.

Sipas të përditshmes italiane, “Corriere dello Sport” raporton se bisedimet mbeten ‘miqësore’ midis ekipit dhe lojtarit, por klubi është i përgatitur vetëm që t’i ofroj ‘pak më shumë se katër milioën euro në sezon’.

Suso (Foto by Maurizio Lagana/Getty Images/Guliver)

Kjo është në kontrast me kërkesat e pretenduara të spanjollit prej pesë milionë plus bonuse dhe gazeta shkruan se hendeku “nuk duket i thjeshtë për t’u zvogëluar”.

Sulmuesit i kanë mbetur edhe tre vjet në dispozicion me Rosonerrët, por italanët duan të heqin klauzolën e lirimit prej 38 milionë eurove.

Lexo po ashtu Tottenhami shpreson ta fitojë garën me Arsenalin për Suson

Futbollisti 25-vjeçar mbetet zgjedhja e parë për Gennaro Gattuso, megjithëse nuk ka shënuar apo asistuar që nga janari.

Ndryshe, Suso deri më tani është paraqitur 99 herë për ekipin e qytetit të modës dhe ka shënuar 18 gola. /Telegrafi/