Milani ka njoftuar se e ka transferuar talentin 17-vjeçar Milos Kerkez nga ETO FC Gyor.
Rossonerët e kanë kompletuar nënshkrimin e mbrojtësit të majtë, i cili fillimisht do t’i bashkohet ekipit të të rinjve.
Ai ka arritur në Milano të hënën, ndërsa gjatë ditës së sotme (e martë), klubi e ka konfirmuar transferimin.
“AC Milan njofton se ka në nënshkruar me futbollistin hungarez, Milos Kerkez, në kontratë të përhershme nga ETO FC Gyor”, shkruan në kumtesë.
Kerkez ka zhvilluar 18 ndeshje për ETO FC Gyor duke kontribuuar me dy asistime. /Telegrafi/
AC Milan comunica di aver acquisito a titolo definitivo, da ETO FC Gyor, le prestazioni sportive del calciatore ungherese Milos Kerkez 🔴⚫️#SempreMilan
— AC Milan Youth Sector (@acmilanyouth) February 2, 2021