Trajneri i Sassuolos, Eusebio Di Francesco, pritet të jetë zëvendësuesi i Sinisa Mihajlovic te Milani.
Corriere dello Sport shkruan se president Silvio Berlusconi e ka bërë zgjedhjen e tij dhe është pikërisht Di Francesco ai që do të vijë te Milani.
Gazeta shkruan se edhe Adriano Galliani e pëlqen ish mesfushorin e Romës.
Befasia e parë për trajneri e ri pritet të jetë Zlatan Ibrahimovic i cili pritet të vijë gjatë verës nga PSG.
Një tjetër ofertë pritet t’i bëhet edhe kapitenit të Romës, Francesco Totti, por kjo do të jetë më e vështirë. /Telegrafi/