Mesfushori i ri portugez, Bruno Fernandes ka përfunduar në radarin e Milanit.
Rossonerët janë të interesuar të përforcojnë edhe më shumë skuadrën e tyre për sezonin e ri, pasi pritjet janë të mëdha këtë sezon.
Drejtuesit e klubit italian synojnë të përfundojnë në katërshe për të siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve pas disa viteve ‘agjërim’.
Me kualifikimin në Ligën e Kampionëve, Milani do hidhej në sulm të përforconte skuadrën edhe më shumë.
Sipas mediumit italian CalcioMercato, mesfushori i Sporting Lisbonës, Bruno Fernandes është subjekt i interesimit nga Milanit.
Mesfushori organizator ka një klauzolë largimi prej 100 milionë eurosh në kontratën e tij, por Milani synon ta transferojë për një shifër shumë më të vogël.
Milani mendohet se do të bëjë ofertën e parë në drejtim të portugezit në vlerë prej 30 milionë eurosh.
Ndryshe, Fernandes është duke përjetuar një super-sezon me Sportingun, pasi ka shënuar 11 gola dhe 7 asistime në 21 ndeshje në Primeira Liga. /Telegrafi/