Milani ka dështuar ta fitojë ndeshjen si mysafirë i Real Betisit, pasi 90 minutat u mbyllën në barazim (1-1).
Vendasit e nisën me gol ndeshjen e vlefshme për grupin H në Ligën e Evropës.
Firpo Junior harkoi bukur te Giovani Lo Celson, i cili goditi bukur për të shënuar për 1-0.
Në mintuën e 20-të Betisi ka mundur ta ngritë epërsinë, por Antonio Sanabria nuk e gjeti portën.
Raste në pjesën e parë më nuk kishte, ndërsa pjesa e dytë doli të jetë më aktive.
Suso doli në skenë në minutën e 60-të kur rrezikoi bukur, por pa sukses.
Nuk vonoi shumë dhe spanjolli Suso e gjen golin. Ai shënoi në minutën e 62-të për 1-1.
Milani ka mundur të shënojnë menjëherë me Borinin i cili nuk arriti të shënojë.
Rastin e fundit e kishte Tello te Betisi, por që nuk shënoi.
Barazimin e mban Betisin në vendin e parë me tetë pikë, ndërsa Milani zbret në pozitën e tretë me shtatë pikë. /Telegrafi/
https://twitter.com/m7md_ibrahim7/status/1060628346952933376
https://twitter.com/scottipippen/status/1060644140260696064