Site icon Telegrafi

Milani i vendosur, lojtarët që u transferuan gjatë verës nuk do largohen në janar

MILAN, ITALY - NOVEMBER 23: Andre Silva (L) of AC Milan celebrates his goal with his team-mates Leonardo Bonucci (C) and Hakan Calhanoglu (R) during the UEFA Europa League group D match between AC Milan and Austria Wien at Stadio Giuseppe Meazza on November 23, 2017 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Milan “blindon” lojtarët e tij, duke shuar zërat për largime të mundshme gjatë tregut të transferimeve të janarit.

Nëpërmjet një komunikate zyrtare klubi kuqezi siguron se asnjë nga futbollistët e mbërritur gjatë verës nuk do të largohet:

“Me rastin e hapjes së sesionit dimëror të tregut, Milani do të vazhdojë t’i qëndrojë linjës për të mos ndryshuar”.

Lexo po ashtu Top 25 golat më të mirë në histori të Serie A (Video)

“Nga futbollistët e mbërritur gjatë tregut të verës nuk do të largohet asnjë. Për nga karakteristikat e tyre, Andre Silva dhe Borini konsiderohet pikë referimi në organikën e Milanit”.

“Konsolidimi i të gjithë lojtarëve të afruar në Milanello në verë janë prioritet në këtë moment nevralgjik të punës së trajnerit Rino Gattuso”.

Por, me shumë mundësi blerje nuk do të ketë nga klubi italian, kjo pasi ata nuk qëndrojnë mirë me financa. /SS/

https://www.youtube.com/watch?v=oysCNutMboI

Exit mobile version