Site icon Telegrafi

Milani vazhdon interesimin për Paredes, e do në janar

Milani besohet të jetë i interesuar në Leandro Paredes të Zenit St Petersburg, por ata kanë nevojë për të ulur çmimin e kërkuar nga skuadra ruse.

Rossonerët kanë humbur mesfushorin Lucas Biglia për një lëndim afatgjatë dhe po kërkojnë dikë që ta zëvendësojë atë menjëherë dhe për një kohë të gjatë.

Përveç kësaj, Milani ka të lënduar edhe mesfushorin italian, Giacomo Bonaventura dhe mesfusha ka nevojë urgjente për ndërhyrje.

Lexo po ashtu Milani nis negociatat me agjentin, Paredes drejt rikthimit në Serie A

Sipas mediumi SportMediaset, Milani tashmë ka një marrëveshje personale me mesfushorin Paredes, por Zenit janë duke kërkuar 25-30 milionë euro për ta shitur atë.

Me sanksionet Financiare të Fair Play-it që vijnë, Rossonerët nuk mund të përballojnë që të paguajnë atë shifër parash.

Si rezultat, Leonardo po përpiqet të bindë Zenitin që të pranojë një huaazim me detyrim blerje, gjë që do të ndante koston gjatë dy viteve.

Lexo po ashtu Paredes objektivi kryesor i Milanit, Rossonerët e duan argjentinasin në janar

Në rast mos-transferimi, alternativa e klubit italian është mesfushori spanjoll i Barcelonës, Denis Suarez.

Suarez mund të lejohet të largohet nga Camp Nou në muajin janar dhe marrëveshja për të do ishte edhe më e lehtë. /Telegrafi/

Exit mobile version