Telegrafi

Milani tronditet nga ndeshjet e para të Kombëtareve, i lëndohen katër futbollistë

Ndeshjet e Kombëtareve po dalin të jenë shumë problem për klubet evropiane.

Pas Barcelonës që ka pësuar më së shumti me pesë futbollistë të lënduar, në vend të dytë është Milani.

Rossonerët kanë marrë lajme të hidhura pas ndeshjeve të para, pasi kanë mbetur pa katër titullarë.

Portieri i Francës, Mike Maignan është lënduar, derisa nuk ka luajtur shkaku i lëndimit as Theo Hernandez.

The Hernandez Mike Maignan

Lëndim pësoi edhe qendërmbrojtësi Simon Kjaer si dhe mesfushori italian Sandro Tonali.

Nga këto ndeshje të zhvilluara të Kombëtareve, trajneri i Milanit, Stefano Pioli është bërë me dhimbje koke pasi ka humbur katër futbollistë shumë të rëndësishëm.

Mediat italiane kanë raportuar se të katër këta futbollistë pritet t’i mungojnë Rossonerëve në sfidën ndaj Empolit në fundjavën e ardhshme. /Telegrafi/