Site icon Telegrafi

Milani triumfon në sekondat e fundit ndaj Fiorentinës, vendosi një auto-gol

Milani ka fituar 2-1 ndaj Fiorentinës në kuadër të javës së 15-të në Serie A.

Pas vetëm dy minutash lojë në “San Siro”, Rossonerët kaluan në epërsi me golin e Rafael Leao, ndërsa Olivier Giroud ishte asistuesi.

Por, mysafirët nuk u dorëzuan dhe i barazuan shifrat në 1-1 me anë të Antonin Barak (28’), ndërsa Ikone ishte asistuesi.

Në 45 minutat e dytë, dy skuadrat zhvilluan një lojë me tempo më të lartë, derisa u shënua një gol.

Ishte minuta e 50-të e takimit kur Giroud shpërdoroi një mundësi të mirë, pasi goditja e tij përfundoi drejt e në Pietro Terraccainon.

Në minutën e 60-të, Fioretina kërkoi penallti pasi Ikone u rrëzua në zonë, por VAR-i bëri të ditur se nuk kishte kontakt.

Giroud (72’), sërish u gjend përpara portës mysafire, por tani nga gjuajtja e lirë, ndërsa goditja e tij përfundoi jashtë porte.

Edhe Leao lëshoi një mundësi të madhe, pasi kur gjendej përballë portës së Fiorentinës, ai e gjuajti topin mbi portë.

Por, heroi i Milanit në këtë ndeshje doli të ishte lojtari kundërshtar Niklola Milenkovic që realizoi auto-gol në minutën e 90+3-të

Pas javës së 15-të, Milani gjendet në vendin e dytë me 33 pikë, ndërsa në xhiron e 16-të do të takohen me Salernitanan. /Telegrafi/


Standings provided by Sofascore
Exit mobile version