Telegrafi

Milani transferon Lapadulan

Gianluca Lapadula ka kaluar testet mjekësore me Milanin para nënshkrimit të transferimit të tij nga Pescara.

Pas disa javësh ‘luftë’ që nga skuadrat italiane, si Napoli dhe Juventusi, por edhe Lazio, Sassuolo e Genoa, sulmuesi 26-vjeçar ka zgjedhur një opsion të papritur, duke nënshkruar me kuqezinjtë e Milanit.

Ai është aktualisht në qendrën mjekësore La Madonnina në Milano, ku ka përfunduar ekzaminimet e tij mjekësore për të vërtetuar se ai është i aftë për të luajtur futboll profesional.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

“Ishte një veprim flesh që kemi kërkuar të dy. Jam shumë i lumtur për gjithë këtë dhe jam shumë mirënjohës për Gallianin dhe presidentin, që i dëshiroj shërim sa më të shpejtë”, ka thënë lojtari për gazetarin italian, Gianluca Di Marzio.

Transferimi i Lapadulas, Milanit do t’i kushtojë 9 milionë euro plus një bonus prej 1 milionësh, ndërsa zyrtarizimi pritet të ndodh brenda disa orëve. /Telegrafi/